75 Mall Live Search
14:16 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

23-vjeçarit me sindromën Down i ofrohet punë, në “Trafikun urban”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se një 23 vjeçarit i cili është anëtar shoqatës “Down Syndrome” i është ofruar punë, shkruan Indeksonline.

Aldi ka filluar punën në ndërmarrjen “Trafiku urban” ku e mban evidencen në hyrje-dalje të ndërmarrjes.

Njësoj sikur bashkëmoshatarët e tij ai punon gjatë orarit të rregullt prej 08:00 -16:00.

Ahmeti ka përgëzuar ndërmarrjen “Trafiku urban” për mundësinë e ofruar dhe Aldit

“Hapja dhe ofrimi i mundësive, si edhe gjithëpërfshirja kontribon në emancipimin e shoqërisë në përgjithësi.

Përgëzojmë ndërmarrjen “Trafiku urban” për mundësinë e ofruar dhe Aldit i urojmë suksese e punë të mbarë!”, shkruan Ahmeti.