Edhe Kurti arrin në Kuvend, a do të arrihet sot koalicioni?
Në hollin e Kuvendit të Kosovës ka arritur edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kurti është parë të shkonte në drejtim të sallës ku edhe do të zhvillohet takimi me të parin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili arriti pak më parë në Parlament.
Mustafa dhe Kurti pritet të diskutojnë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit qeverisës, por në pika kryesore për ndarjen e pozitave ekzekutuese, shkruan Indeksonline.

Mbetet të shihet nëse takimet do të vazhdojnë, apo që marrëveshja do të arrihet sa më shpejtë në mënyrë që të formohet Qeveria e Re e Kosovës./Indeksonline/
https://indeksonline.net/mustafa-arrin-ne-kuvend-per-tu-takuar-me-kurtin/