Përfundon takimi Kurti – Mustafa, pa marrëveshje
Pa një marrëveshje ka përfunduar takimi i dy liderëve, atij të LDK-së dhe VV-së.
Isa Mustafa dhe Albin Kurti, nisën takimin e radhës sot në orën 17:00, i cili zgjati për më shumë se një orë, por pa rezultat.
Pa dashur shumë ta komentojë këtë takim, për media foli Besian Mustafa nga LDK.
“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes. Liderët janë pajtuar që të shpeshtojnë takimet, deri në një marrëveshje” , ka thënë Mustafa./Indeksonline/