19:33 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Sindikata e Policisë së Kosovës: Këtë muaj duam t’i marrin rrogat sipas Ligjit të Pagave

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli ka deklaruar se kjo sindikatë dëshiron ta shoh implementimin e Ligjit të Pagave.

Në një intervistë në Klan Kosovë deklaroi se Sindikata e Policisë e ka kundërshtuar shfuqizimin e Ligjit për Pagat.

Ai tha se pakënaqësia është në nivel të lartë dhe nëse kërkesat e tyre mbesin ashtu siç dështon dikush, të njëjtit nuk do të rrinë duarkryq.

“Nivelizimi i pagave është aprovuar nga qeveria. Kemi pasur vështirësi sepse paga e policëve ka qenë shumë e ulët. Jemi pajtuar, është pajtuar kryeministri dhe qeveria dhe është bërë ai ligj ashtu. E tani një punë që kalon të gjitha fazat të kthehet mbrapsht ?!”, tha ai, shkruan Indeksonline.

Tasholli shtoi poashtu se në këtë muaj duan t’i marrin pagat ashtu siç është e nënshkruar.

Ai gjithashtu nuk e anashkaloi mundësin e futjes në grevë, megjithatë theksoi se përderisa janë në pritje të pagave nuk do të ndërmarrin ndonjë veprim./Indeksonline/