47 vjeçari bën ndërhyrje kozmetike në Turqi, duket krejt tjetër person!
Një 47 vjeçar ka bërë disa ndërhyrje tek fytyra e tij, dhe tani duket krejtësisht më ndryshe.
Neil Greenwood, nga Oldham i cili punon si shitër shkoi në Turqi për t’iu nënshtruar disa operacioneve kozmetike.
Greenëood ka bërë ndryshime në flokë, sy dhe dhëmbë, shkruan Indeksonline.
47-vjeçari fillimisht planifikonte t’i bënte vetëm dhëmbët, por ishte aq i kënaqur me rezultatet sa që vendosi të bënte tjera ndërhyrje.
Ai tregon se 20 vitete fundit flokët e tij vazhdimisht ishin më të dobëta.
“Tani kur dal nga dushi dhe i shoh flokët e mia, oh Zot! Të kesh mundësi të bësh stilim flokësh me të vërtetë është një barrë e këndshme. Tani më pëlqen të shojë edhe tek berberët për t’i shkurtuar ato”, tregon ai.
Shitësi u mbajt në spital për dhjetë ditë për t’u shëruar, para se të lejohej të kthehej në shtëpi.
“Në përgjithësi ishte vërtet mire, unë isha në Turqi për 10 ditë dhe të gjitha procedurat kishin përfunduar njëra pas tjetrës”, ka treguar tutje ai./Indeksonline/