Mozziku sonte lanson projektin e ri: “100% keni me e gjet veten secili”
Reperi i njohur shqiptar Gramoz Aliu, i cili njihet me emrin artistik Mozzik, me këngët e tij është mjaft i pëlqyer dhe i dashur për publikun.
Mozziku ka qenë vazhdimisht në fokus të mediave rozë, sidomos kohët e fundit, pas ndarjes nga gruaja e tij Loredana, shkruan Indeksonline.
Edhe pse pati probleme sa i përket jetës private, duket se karriera e tij po shkon në drejtimin e duhur.
Ai, së fundmi ka paralajmëruar fansat se sonte do të sjellë një këngë të re.
“Kur t’bohet ora 00:00 publikohet 1 projekt, 1 kong, 1 videoklip që se kom bo ma heret.. 100% keni me e gjet veten secili/a, 00:00!”, ka shkruar ai në paralajmërimin që ka bërë përmes llogarisë së tij në Instagram. /Indeksonline/