Bella Hadidi, një nga modelet më atraktive në botë!
Bella Hadidi është një modele jashtëzakonisht e suksesshme në fushën ku vepron.
Por duket se përpos aftësive që ka para kamerës, Bella ka aftësi edhe prapa saj, transmeton Indeksonline.
Modelja, 23- vjeçare publikoi disa fotografi ku shihet duke drejtuar një aparat fotografik, ndërsa ishte e veshur me një pallto të gjatë.
Ajo edhe në këtë paraqitje ka dëshmuar se vazhdon të jetë një nga modelet më të atraktive dhe më të kërkuara në fushën e modës.
Kujtojmë se ajo është motra e Gigi Haditit dhe Anwar Hadidit, i cili është i dashuri i Dua Lipas. /Indeksonline/