Gjendet piktura e vlefshme, e zhdukur 22 vjet më parë
Një pikturë e piktorit austriak Gustav Klimt u gjet në të njëjtën galeri italiane në të cilën ishte zhdukur 22 vjet më parë.
“Portreti i një zonje” u zbulua të martën në një prej mureve të jashtëm të oborrit të galerisë moderne “Ritchie Odie” në Piacenza në veri të vendit.
Vendi ku ishte fshehur piktura ishte i mbrojtur nga një derë metalike dhe ajo u zbulua nga kopshtarët që kositin barishtet në oborr dhe më pas thirrën stafin e galerisë.
Piktura ishte mbështjellë me një qese plastike të zezë, por një punonjës në galeri njohu menjëherë punën e Klimtit, transmeton KosovaPressi.
Thuhet se piktura është në gjendje të shkëlqyeshme dhe nuk i mungon asgjë dhe besohet se do të konfirmohet të jetë origjinale.
Piktura është një nga një seri portretesh femërore që Klimti pikturoi nga fundi i jetës së tij, 1916-1918, ndërsa ajo u zhduk në shkurt të 1997-s.