India ndërton rrugë nga mbetjet e plastikës
India është duke ndërtuar rrugë nga mbetjet plastike, të cilat janë më rezistuese ndaj përmbytjeve dhe temperaturave të larta.
Forumi ekonomik botëror ka shpjeguar se duke përdorur plastikë të ricikluar njëherësh zvogëlohet ndotja dhe krijohen vende të reja pune.
Shishet e plastikës dhe kuti bombolash shtypen me makinë dhe shiten te ndërmarrjet e ndërtimit të rrugëve.

