Këto janë klubet të cilat i mposhti Liverpooli për Minaminon
Takumi Minamino do të bëhet lojtar i Liverpoolit në ditën e parë të vitit të ri, më 1 janar 2020.
“Të kuqtë” ia kanë paguar klauzolën japonezit, prej 7.25 milionë funte.
Anëtari i Salzburgut, të martën pati paraqitje të mrekullueshme kundër Liverpoolit në Champions League, transmeton Indeksonline.
Gazetari anglez James Pearce, që është i afërt me Liverpoolin, shkruan se ekipi anglez ka mposhtur në garë Milanin, Manchester United dhe Borussia Monchengladbach, për t’i siguruar shërbimet e japonezit.
/Indeksonline/