Ekskluzive: Ky është zyrtarisht futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2019
Ka disa vite që çmimin e futbollistit më të mirë në Kosovë, të cilin e ndan zyrtarisht Federata e Futbollit të Kosovës, dhurohet për futbollistët e Kombëtares.
Vitin e kaluar, këtë epitet e kishte fituar Arbër Zeneli, ndërsa në vitin 2017, Valon Berisha.


Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që komisioni i formuar për të zgjedhur laureatët e vitit, ka vendosur që Vedat Muriqi ta fitoj sivjet këtë çmim.

Viti 2019 për futbollistin e Fenerbahçes ka qenë i jashtëzakonshëm.
Duke llogaritur ndeshjet për klub dhe përfaqësuese, Muriqi ka shënuar 26 gola në 38 ndeshje.
Ceremonia e zgjedhes së më të mirëve do të mbahet më 20 dhjetor.
/Indeksonline/