Tre vëllezërit nga Prishtina që u dëbuan në rrugë, strehohen tek motra e tyre, ende nuk gjetën zgjidhje
Shkëlzen, Fitim dhe Valdet Pireva, gjatë ditës së sotme u detyruan që ta lëshojnë banesën e tyre në të cilën ishin me qera, si shkak që nuk i kishin paguar detyrimet e tyre ndaj pronarit të banesës, shkruan IndeksOnline.
3 vëllezërit Pireva, më parë kishin jetuar në kushte të vështira sociale, ata nuk kishin pasur mundësi ta paguajnë qiranë e fundit, andaj edhe u dëbuan nga pronari i banesës.
Të kontaktuar nga IndeksOnline, Fitim Pireva, tha se ata momentalisht janë duke qëndruar tek motra e tyre e cila është e martuar.
“Jo nuk kemi ba kurrfarë zgjidhje, na jemi te motra jonë, na ka thirrë njani, na ka thonë që ka me u mundu me ba diçka, por ende nuk ka kurgjo të sigurtë. Na nuk kthehemi aty ku jemi kanë se pronari i banesës na ka qitë jashtë e na ka thën fjalë të randa”, tha Pireva. /IndeksOnline/