Gjykata Speciale fton babain e Jetlir Zyberaj
Jetlir Zyberaj, këshilltar ënë Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka njoftuar se babi i tij është ftuar të paraqitet për intervistim në Gjykatën Speciale më 22 janar 202, shkruan Indeksonline.
Bedri Zyberaj ka qenë i angazhuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Për shkak të angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, babai im, prof. Bedri Zyberaj, dje, është ftuar që, të paraqitet në Hagë, me dt. 22 janar 2020, për t’u intervistuar nga prokurori i dhomave speciale”, ka shkruar Zyberaj./Indeksonline/