75 Mall Live Search
12:22 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ishte rastësi, sqarimi i Vjosa Osmanit për regjistrimin bashkë me Albin Kurtin

Vjosa Osmani e ka quajtur si rastësi regjistrimin bashkë me Albin Kurtin në Kuvendin e Kosovës për deputetë.

Ajo ka thënë se ishte çështje administrative, e jo politike, paraqitja në të njëjtën kohë me Kurtin.

“Po e shoh që media të caktuara po tentojnë që regjistrimin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës ta përkthejnë si mesazh politik.
Po e sqaroj se nuk ishte mesazh politik por thjesht një koincidencë.

Unë kam shkuar të regjistrohesha në kohën që më ishte sugjeruar nga administrata e Kuvendit meqë më herët isha jashtë vendit. Pra ishte çështje administrative e jo politike.

Mesazhet politike për partinë time unë i bëj të qarta përbrenda organeve tona vendimmarrëse dhe as nëpërmjet fotografive e as në mënyrë të tërthortë.

Qëndrimet tona politike janë ndërtuar me përkrahjen unanime të organeve të LDK-së”, shkruan Osmani në sqarim./Indeksonline/