75 Mall Live Search
15:22 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

VW Touareg V8 fuqizohet edhe më shumë nga ABT

Brezi i fundit i Touareg shënon fundin e një epoke pasi është modeli i fundit nga marka kryesore Volkswagen që ofrohet me një motor V8 TDI.

E prezantuar në mars si një alternativë më e lirë për Audi SQ7 dhe Bentley Bentayga Diesel, SUV-i nga Wolfsburg paketon të njëjtën njësi 4.0-litra duke e bërë atë automjetin ideal tërheqës falë sasisë së tij të madhe të çift rrotulluesve me 900 njuton-metër.

Nëse për çfarëdo arsye ju mendoni se nuk është ende e mjaftueshme, ABT ka punuar në SUV-in dizel për të nxjerrë një shumë masiv prej 970 Nm.

Rritja në çift rrotullues vjen së bashku me një rritje të këndshme të fuqisë nga 416 kuaj fuqi në 493 kuajfuqi . Touareg V8 Diesel i modifikuar ka nevojë për më pak se 4.9 sekondat e kërkuara nga SUV standardi për të përfunduar shpejtësinë 0-100 km/orë.

ABT ka punuar gjithashtu magjinë e saj në një dizel më të vogël V6 duke rritur fuqinë nga 282 kuaj fuqi në 326 kuaj fuqi. Një tjetër paketë azhurnimi për variantin më të vogël 3.0-litra V6 TDI do të pasojë në janar të vitit 2020. /IndeksOnline/