75 Mall Live Search
15:54 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Air Albania Stadium” i stërmbushur sonte për këtë ndeshje

Sonte me fillim nga ora 19:00 në stadiumin kombëtar “Air Albania Stadium” do të luhet dueli i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

20 mijë bileta tashmë janë shitur për këtë përballje, shkruan Indeksonline.

Partizani momentalisht prin në Superligën shqiptare me 25 pikë pas 14 xhirove, ndërsa Tirana është e teta me 19 pikë.

Stadiumi “Air Albania” ishte përuruar me ndeshjen Shqipëri – Francë./Indeksonline/