Sellma “duar artë”, Loredanën e bën për “marak”
Loredana Zefi çdo ditë e më shumë po arrin suksese në muzikën europiane.
Ajo sot është një prej artisteve më të përfolura jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Zvicër e Gjermani, shkuan Indeksonline.
Por ajo përveç që është e përkushtuar ndaj muzikës, rëndësi të madhe i kushton edhe paraqitjes në publike, Loredana shfaqet përherë me stil dhe e kuruar deri në detajin e fundit.
E tillë erdhi edhe në imazhet që ka publikuar së fundi, ndërsa fajtore për dukjen mahnitëse të saj këtë herë ishte grimerja më e mirë shqiptare, Sellma Kasumoviq.
Sellma edhe këtë herë përdori duart e saj të arta për të bërë mrekulli dhe art në futurën e Loredanës, teksa reperja dukej plotë shkëlqim./Indeksonline/