75 Mall Live Search
22:53 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Giroud afër kalimit te Interi

Interi është në kërkim të një futbollisti andaj Oliver Giroud po shihet si futbollisti kryesor që mund të transferohet në këtë klub.

Futbollisti nuk është duke kaluar mirë te Chelsea pasi që edhe nuk po luan aq minuta sa dëshiron ai, kështu që ka shprehur dëshirën të largohet nga klubi anglez.

Sipas mediave franceze futbollisti është afër arritjes së një marrëveshje me Interin dhe po ashtu nga skuadra italiane po shihet si një futbollist që do të përshtatej të luante me Martinezin apo Lukakun./Indeksonline/.