75 Mall Live Search
13:07 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ljungberg tregon se a do të mbetet trajner i Arsenalit

Freddie Ljungberg është duke e drejtuar skuadrën e Arsenalit pas shkarkimit të Emery, mirëpo ai nuk pret që të jetë trajner i londinezve më gjatë.

‘Klubi ka thënë që duhet të pres deri sa të marrin një vendim, në mënyrë që të mos mund të bëjë asgjë për momentin. Ajo se çfarë ju kam thënë shefave është që do të bëjë gjithçka që mundem për këtë klub dhe futbollistët’, tha Ljungberg.

Po ashtu ai tregoi se janë duke u përgaditur për ndeshjen me Manchester City, që sipas tij do të jetë një ndeshje mjaftë e vështirë ‘Duket sikur të gjithë lojtarët e tyre e dinë se ku të lëvizin para se topi të arrijë atje dhe ata këtë e kanë bërë për disa vite’ tha trajneri i tanishëm i Arsenal.

/Indeksonline/.