75 Mall Live Search
21:40 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Konfirmohet arrestimi i Xhabir Zharkut, për një rast më 2010

Të shtunën është arrestuar ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se i dyshuari është arrestuar për në veprat penale që ka kryer më vitin 2010 në Kaçanik.

 “Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’. Rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Xhabir Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.Indeksonline/