75 Mall Live Search
21:49 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Dardanët” e dominuan Evropën gjatë nëntorit

Futbollistët e Kosovës po tregojnë formë të lartë me skuadrat e tyre.

Muaji nëntor ishte i jashtëzakonshëm sidomos për disa prej tyre.

Vedat Muriqi është momentalisht golashënuesi më i mirë në Turqi. Në 13 ndeshjet e Superligës turke ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 2 asiste. Ai dalëngadalë po bëhet heroi i tifozëve të Fenerbahçes, shkruan Indeksonline.

Amir Rrahmani në Itali po ia del të “neutralizojë” sulmuesit më të mirë të Serie A, ndërsa është mbrojtësi me më së shumti ndërhyrje në ligë. Bashkë me Marash Kumbullën po e ruajnë mjaft mirë portën ndërsa Verona është ndër ekipet që kanë më së paku gola të pranuara.

Edon Zhegrova është “ringjallur” në Zvicër dhe ka gjetur formën jetësore dhe për këtë është shpërblyer me çmimin e lojtarit më të mirë të muajit.

Poashtu, Milot Rashica po e shkatërron Bundesligën, ndërsa viktima e tij e radhës ishte Bayern Munich, ekip të cilit i shënoi një eurogol. Vushtrriasi është i nominuar për lojtarin e muajit në Bundesligë.

Kjo formë e mirë e lojtarëve të Kosovës është shenjë e mrekullueshme për ndeshjet “jetike” në mars për kualifikim në Kampionatin Evropian./Indeksonline/