75 Mall Live Search
22:31 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Skënderaj, fituese e Kupës në volejboll

Klubi volejbollistik Skënderaj në konkurencën e femrave ka fituar Kupën e Kosovës në volejboll.

Ndeshja mes KV Skënderaj dhe KV M-Technologie Volley shkoi deri në 5 seta çka i përngjau një finaleje të vërtetë, shkruan Indeksonline.

Rezultatet në seta ishin kështu: 27:25,19:25,17:25,25:23,15:12.

Ndeshja finale u zhvillua në palestrën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj./Indeksonline/