75 Mall Live Search
23:34 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Grabitje e armatosur në termocentralin ‘Kosova A’

Sonte në termocentralin ‘Kosova A’ ka ndodhur një grabitje e armatosur. Dy persona me maska kanë sulmuar një punëtor të KEK-ut.

Rastin për Indeksonline e konfirmoi zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli.

“Mundem të ja u konfirmoj që rasti ka ndodhur. Organet e rendit janë duke u marrë me rastin.”, ka thënë ai. /Indeksonline/