Sonte hapen shtëpizat dimërore me pije e ushqim të nxehtë, në Kamenicë
Tashmë në gjithë botën po mbretëron një atmosferë festive.
Edhe vendi ynë po frymon dashuri dhe festë, në vigjilje të festave të fundvitit.
Shumë qytete, sheshe e madje dhe fshatra janë dekoruar e ndriçuar me drita.
Edhe Komuna e Kamenicës i ka dhënë rëndësi dekorimit të qytetit të tyre të vogël. Madje, sonte do të hapen shtëpizat dimërore që ofrojnë pije dhe ushqim të nxehtë.
Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.
“Koha e mirë
Atmosfera e mirë
Muhabetet e mira
Me pi me hangër
Ska ma mire”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Komunës së Kamenicës, dekorimi i qytetit ka kushtuar 9 mijë euro./Indeksonline
