Kina, planifikon të ndërtojë “parajsë të fizikantëve”
Shkencëtarët në Kinë po planifikojnë të krijojnë makina që mund të përdoren për të zbuluar misteret e universit.
Ata thanë se dy kolektorë elektronikë në formë unaze, me gjatësi 1.2 milje, do të ndërohen në Huizhou, duke filluar në vitin 2025, shkruan Indeksonline.
Projekti i njohur si Electron-Icon i Kinës apo EICC, do të shohë elektronet që digjën në bërthamat e elementeve sic janë hekuri ose uraniumi.
Shkëncëtarët thanë se makinat janë ndër më të mëdha në llojin e tyre dhe do të vepronin si “kamera” gjatë përplasjeve.
Planifikuesit vlerësojnë se kjo pjesë e kampusit do të kushtojë rreth 230 milionë dollarë.
Kina dhe SHBA-ja aktualisht po garojnë për të ndërtuar koleratorë më të mëdhenj të elektroneve, diçka që SHBA-ja propozoi për herë të parë dy dekada më parë.
Deri tashti ka dy modele konkurruese që janë në shqyrtim në SHBA, nga Laboratori Kombëtar i Brookhaven në New York dhe Laboratori Kombëtar i Përshpejtimit të Thomas Jeffersonit, në Virginia.
Planifikuesit thanë se aty do të jenë më shumë se 1.500 studiues nga e gjithë bota./Indeksonline/
