75 Mall Live Search
12:45 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vetëvendosje e konfirmon se sot s’ka takim midis Kurtit e Mustafës

Edhe pse ishte paralajmëruar se do të ketë takime të shpeshta midis kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për mundësinë e koalicionit bashkëqeverisës, ata nuk janë takuar dje dhe nuk do të takohen as sot.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se sipas informacioneve që kanë nga strukturat e Lëvizjes…, nuk është planifikuar ndonjë takim për sot midis VV-së dhe LDK-së.

Ndërkohë, brenda LDK-së është bërë e ditur se sot në orën 16:00, kryetari i këtij subjekti Isa Mustafa ka thirrur në një takim kryetarët e degëve, ku temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet e fundit politike me theks të veçantë bisedimet për marrëveshjen bashkëqeverisës me VV-në.