Njihuni me motrat, që paguhen për t’i dekoruar pemë e Krishtlindjeve
Veronika Gentile, 30- vjecare dhe motra e saj Giovanna Avati 40- vjecare u rritën duke parë nënën e tyre teksa dekoronte pemën e tyre të Krishtlindjeve, por nuk iu lejua që ta ndihmonin.
“Katër vjet më parë i thashë burrit tim se doja ta zbukuroja shtëpinë për Krishtlindje”, tha Veronika për FEMAIL-in, e cila ka dy fëmijë, shkruan Indeksonline.

Kështu unë fillova të merrja vëmendje nga të gjithë shokët e mi, madje njëri nga ta më pyeti nëse mund ta dekoroja pemën e tij.

Në fillim motrat këtë punë e bënë falas, por pas disa kohësh ato filluan të merrnin 26 dollarë në orë.
Këtë vit, ato kanë fituar 416 dollarë. Shumica e klientëve të tyrë janë persona të zënë gjatë sezonit.
“Klientët na sigurojnë gjërat që na duhen dhe ikin, kështu ne e vazhdojmë më pas punën tonë”, thanë ato./Indeksonline/


