75 Mall Live Search
13:59 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prince William për t’i bërë përshtypje gruas Kate, gatuante për të!

Duka i Kembrixhit, prince William dhe gruaja e tij dukesha Kate Middleton janë një nga çiftet më të njohur në botë.

Ata u takuan teksa po studionin të dytë në “St.Andrews”, transmeton Indeksonline.

37-vjeçarja, Kate tha që William u përpoq ta mashtronte atë me aftësitë e tij të gatimit, derisa të dytë ishin në universitet.

Prince William kishte gatuar “të gjitha llojet e ushqimeve” në përpjekje për t’i bërë përshtypje asaj.

Së fundmi ajo tha se ai është shumë i mirë në përgatitjen e mëngjesit, derisa ajo pëlqen të bëjë ëmbëlsira.

Ajo gjithashtu tha se gjatë kohës së universitetit, Kate punonte si kameriere por që ajo theksoi se ajo punë ishte “e tmerrshme”.

Kate dhe William ishin së bashku me Mary Berry në show-in e njohur “A Berry Royal Christmas”, në BBC1. /Indeksonline/