Fëmija 8 vjeç torturohet nga prindërit, bëhet për spital
Sergey Kazakov, 35- vjeçar, detyroi djalin të gjunjëzohej deri në nëntë orë.
Kështu ai dhe nëna e fëmijës po hetohen në lidhje me torturën që i bënë 8 -vjeçarit, shkruan Indeksonline.
Ata thanë se formën e ndëshkimit e gjetën në Internet dhe e provuan të fëmija i tyre, pasi ai vinte vonë në shtëpi dhe luante jashtë.
Kështu fëmijës, iu bënë disa plagë neveritëse në gjunj, të cilat duhej të hiqeshin kirurgjikisht nën anestezion të përgjithshëm në një spital në Omsk.
Mësuesja e klasës së tij, tha se ai është një fëmijë i mirë, pozitiv. Ajo gjithashtu tha se nuk kishte qenë në dijeni se po dhunohej në shtëpi.
Pavarësisht dhimbjes që i shkaktuan fëmijës, ai u kthye nën kujdesin e nënës së tij pas vetëm një muaji në spital, sipas mediave ruse ./Indeksonline/


