75 Mall Live Search
16:30 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fejohet vëllai i Bleona Qeretit, ajo kërkon menjëherë një fëmijë

Vëllai i Bleona Qeretit, është fejuar ditën e sotme.

Bleona ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shprehet e lumtur që Bledari, vëllau i saj, ka gjetur dashurinë e jetës, shkruan Indeksonline.

Ajo e falënderon kunatën që i ka bërë prindërit e saj të lumtur.

“Urimë gjysmës time për fejesën e tij! E bukura @alibosina mirëserdhe në familjë! Të duam! Faleminderit që i bërë prindërit e mi të lumtur! Tani na duhet një fëmijë, që ta heqin mendjen nga unë! Të gjithë duhet ta dinë se tani Bledar Qereti është zyrtarisht jashtë tregut! Mirupafshim Bledar!”, ka shkruar Bleona./Indeksonline/