75 Mall Live Search
16:38 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mustafa: Çështja e presidentit, parimore për LDK-në

Ka përfunduar takimi i krerëve të degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës i thirrur nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Pas këtij takimi për media foli vet lideri i LDK-së, Isa Mustafa,  i cili tha se çështja e zgjedhjes së presidentit është parimore për LDK-në dhe se emri që do të propozohet për këtë post nga radhët e kësaj partie, do të bëhet publik.

“Ne po praktikojmë të njoftojmë kryetarët e degëve lidhur me ecurinë e bisedave që po i zhvillojmë me VV-në për koalicionin e mundshëm të qeverisë që të jemi së pari transparent para anëtarësisë sonë. meqenëse procesi i bisedimeve po vazhdon edhe më tutje dhe nuk është i ngurtë sepse çdo ulje në tavolinë është një mundësi për zgjidhje të përbashkëta”.

“Jemi pajtuar për programin qeverisës dhe kanë mbetur edhe disa çështje, ne të vazhdojmë me mirëbesimin tonë në qoftëse ky mirëbesim do vazhdon kjo do shpërfaqet edhe në qeverinë e ardhshme edhe çështja e presidentit është një çështje parimore që duhet të ndodhë. Asnjë kërkesë personale nuk ka në këto biseda që i kemi bërë deri më tani. Sa i përket presidentit kur vjen koha organet e Ldk-së do ta bëjnë publik edhe propozimin për emrin, është problem vetëm që të kemi vullnet dhe besim që ta votojmë Z.Kurtin për kryeministër dhe të ja japim një përgjegjësi kaq të madhe dhe mos të dyshojmë sepse nëse dyshojmë punët nuk do shkojnë mirë, prandaj do të vazhdojmë të gjejmë zgjidhje, sot nuk kemi caktuar takim. Nuk do dëshirojmë të dalim të nxjerrim sekuenca nga takimet tona pasi që ato po keqpërdorën. Asnjë problem nuk është, nuk nënshkruhen senet pa u kry”, tha Mustafa.