Xhaka: Zhegrova luftoi për ta ndarë argëtimin nga serioziteti
Taulant Xhaka ka dhënë një intervistë për mediumin zviceran ‘Blick’ ku ndër temat e diskutuara ka qenë edhe Edon Zhegrova.
Duke folur për bashklojtarin e tij te Baseli, Taulanti ka thënë se ai ka ende vend për përmisime dhe po ashtu që i është dashur kohë për ta ndarë argëtimin nga serioziteti.
“Edoni luftoi në fillim për të ndarë argëtimin me seriozitetin. Sidoqoftë, na ndihmon shumë me driblimin e tij, me cilësitë që ka”, tha Xhaka
Po ashtu futbollisti shqiptar shtoi “Ai e di se ende mund të përmirësohet, veçanërisht në fazën mbrojtëse. Nuk kemi pse të flasim në mënyrë agresive për klasin e tij. Nëse e ka topin në këmbë, diçka ndodh”.