Arteta tregon stilin e tij të lojës dhe çfarë mund të presin fansat e Arsenalit nga ai
Ndihmës trajneri i Manchester City, Mikel Arteta ka shumë gjasa që të bëhet trajner i Arsenalit, pasi që edhe bisedimet kanë avancuar.
Andaj ai ka folur për strategjinë e tij që do ta zhvillojë te londinezët duke thënë ‘Ne duhet ta diktojmë lojën, ne duhet të jemi ata që marrin iniciativën dhe duhet të argëtojmë njerëzit që vijnë të na shikojnë. Unë jam 100 përqind i bindur për ato gjëra dhe mendoj se mund ta bëja’.
Po ashtu Arteta vazhdoi duke thënë “Është e rëndësishme të analizoni lojtarët tuaj sepse nuk mund të luani gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Duhet të ketë detaje dhe ndryshime të ndryshme në mënyrën se si ju afroheni gjërave dhe duhet të shikoni se si mund të lëndoni këdo që po luanin kundër. A ka diçka që nuk i pëlqen të bëjë? Nëse po, ne do t’i bëjmë ata të bëjnë më shumë’.
“Do t’i bëj të gjithë 120 përqind të angazhuar. Kjo është gjëja e parë. Nëse jo, ju nuk luani për mua’ u deklarua Mikel Arteta./Indeksonline/.