Ushtrime për këmbë të bukura
Që kofshët tuaja të jenë të forta dhe të tonifikuara, është thelbësore të bëni sport dhe ushtrime të posaçme për këmbët.
Idealja është të bëni 1 seancë në 2 ditë dhe të rrisni gradualisht vështirësinë dhe intensitetin.
Mbështetja
Qëndroni në këmbë dhe hapini ato deri në gjerësinë e shpatullave, duart vendosini në ije. Uluni dhe ngrihuni ngadalë dukë mbajtur qëndrimin statik.
Këtë ushtrim përsëriteni 4 herë me nga 16 ulje-ngritje. Midis tyre bëni 1 minutë pushim.
Qëndrimi me një këmbë para
Vendosni një këmbë përpara rreth 1 metër dhe vendosini duart në ije. Thithni ajër dhe uluni duke e përthyer këmbën para dhe atë mbrapa shtrijeni. Kthehuni në pozicionin fillestar dhe nxirrni frymën. Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë me nga 12 ulje-ngritje secila. Provojeni këtë ushtrim për të dyja këmbët.
Pozicioni karrige
Mbështetuni në mur dhe uluni ngadalë deri sa të arrini të përthyeni gjunjët. Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë me nga 30 seanca secila.