75 Mall Live Search
11:36 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Futbollisti shqiptar, transferohet te skuadra e famshme suedeze

Ylli i Superligës Shqiptare, Jasir Asani, është transferuar në Suedi te skuadra e AIK Stokholm. Mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit te klubi suedez nga janari 2020.

Klubi i AIK-ut njëkohësisht do të ketë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të Asanit në fund të sezonit.

24- vjeçari do të jetë në dispozicion të kampionëve të Shqipërisë edhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Teutës dhe Vllaznisë, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në kampionatin suedez.

Performanca mjaft pozitive e Asanit në radhët e të kuqve, me të cilët u shpall edhe kampion i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane për të përfituar shërbimet e tij, por insistimi i vazhdueshëm i AIK-ut rezultoi edhe oferta më konkrete dhe më e mirë për Asanin dhe klubin./Indeksonline/