75 Mall Live Search
13:35 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ambasadori gjerman: Procesi zgjedhor ka marrë shumë kohë, vendin e presin shumë detyra

Demokracia në Veprim (DnV) ka mbajtur sot tryezën me temë: “Procesi zgjedhor 2019, mësimet e mësuara dhe rruga përpara”, ku është publikuar raporti përfundimtar i vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit dhe raporti i monitorimit të mediave gjatë fushatës elektorale të këtyre zgjedhjeve.

Në këtë tryezë janë diskutuar gjetjet kryesore dhe rekomandimet që dalin nga këto raporte, si edhe është theksuar domosdoshmëria e përmbylljes së procesit të reformës zgjedhore, si parakusht për tejkalimin e sfidave të evidentuara në këto zgjedhje.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili tha se procesi zgjedhor ka qenë mirë i organizuar, edhe pse sipas tij ka hapësirë për përmirësime.

Heldti ka pohuar se procesi zgjedhor ka marrë shumë kohë dhe vendin e presin shumë detyra.

Ambasadori gjerman ka falënderuar vullnetarët dhe të gjitha OJQ-të që kanë monitoruar ditën e zgjedhjeve.

“Dëshira ime do t’ishte që ne nga komiteti ndërkombëtar që tashmë Kuvendi i ardhshëm të angazhohet brenda këtyre rekomandimeve. Ka shumë detyra që na presin. Dita e zgjedhjeve ka qenë mjaft ditë e mirë për Kosovën”, ka thënë Heldti.