75 Mall Live Search
13:43 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Puna shtesë, jepen mbi 2 milionë euro për Policinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dhënien e mbi 2 milionë eurove për Policinë e Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka treguar se këto shtesë dedikohen për kompensimin e  orëve jashtë orarit të punës për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, shkruan Indeksonline

“Policia e Kosovës obligohet të angazhohet edhe në orare jashtë punës. PK-ja akumulon edhe orë që janë të pakompozuara”, është shprehur ai.

Mustafa ka saktësuar se shifra është 2 milionë e 52 mijë euro.

Nga ana tjetër, zv.ministri i Financave, Fatmir Gashi, theksoi se dikasteri i tij obligohet që nga kursimet e 2019-s të barten mjetet për Policinë e Kosovës.