75 Mall Live Search
15:29 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

​”Petrol Company” e bën me shtëpi një veteran të luftës

Thellë në Kërrlicën e Klinës familja pesë anëtarëshe Veseli po jeton në kushte të vështira, por brenga kryesore e tyre është sigurimi i një shtëpie.

Derisa shumë njerëz i gëzohen dimrit dhe borës, për familjen Veseli ky është një ankth që është përsëritur qe 20 vite.

E më së vështiri e ka kryefamiljari, Xhevdet Veseli i cili si veteran i luftës nuk po arrin të sigurojë një strehë të sigurt për tre fëmijët e tij dhe bashkëshorten.

Madje ai mezi ia del që me një pension veterani prej 170 euro të sigurojë edhe bukën e gojës për familjarët e tjerë.

 “Jam vetë i pesti anëtar në familje me një rrogë të veteranit 170 euro siç e shihni edhe vetë vështirë të jetosh me pesë anëtarë të familjes, problem me e bë një shtëpi.. Deri tani nuk ka qenë askush”, tha ai.

Për Xhevdetin, i cili për 20 vite kishte jetuar në dy dhoma të cilat i takonin shtëpisë së vëllait të tij, si duket ëndrra për të pasur një shtëpi po afrohej.

Më në fund për këtë familje u ndezë një dritë që ndriçoi jetën e pesë anëtarëve të kësaj familje, kjo pasi që kompania e derivateve “Petrol Company” zgjodhi t’ua ndërtojë shtëpinë.

Dorëzimin e çelësave të shtëpisë se re për Xhevdet Veselin e bëri  Hyseni Jusaj vëllai i pronarit të “Petrol Company”, Shkëlzen Jusaj i cili në kuadër të kampanjës humanitare “Nga një cent për çdo litër, gëzojmë 8-të familje” ka strehuar 5 familje në shtëpi të reja.

Xhevdet Veseli është tejet i lumtur që më në fund këtë dimër do e kalojë bashkë me familjen e tij në shtëpi të ngrohtë dhe mjaftë komode.

Ai falënderoi kompaninë e derivateve “Petrol Company” që ëndrrën e tij e bëri realitet.

“Falënderoj Hysenin dhe Shkelzenin të cilët kanë qenë që kanë qenë luftëtar që kanë luftëtarë të lirë dhe sot unë si veteran i luftës ndihem i lumtur që ata si në luftë si në liri po bëjnë njerëz me shtëpi…. As nuk e kam paramenduar hiq, por jam shumë i lumtur e falënderoj Petrol Company inshalla edhe të tjerë gëzohen sikurse unë”, tha ai.

Drejtori i kompanisë së derivateve “Petrol Company”, Shkëlzen Jusaj tejet i emocionuar tha se po gëzohet që sa do pak me përkrahjen e klientëve të kompanisë së tij po arrin të gëzojë familje që janë në varfëri dhe pa kulm mbi kokë.

Derisa u zotua se do të vazhdojë me aktivitete të tilla humanitare, Jusaj falënderoi të gjitha ata që po e mundësojnë realizimin e këtij projekti.

 “Po i dorëzojmë çelësat e shtëpisë Xhevdet Veseli dhe një falënderim i madh shkon edhe për vëllain, Hysenin i cili është përkujdesur me përkushtim dhe kujdes të madh. Falënderim i madh shkon edhe për kryetarin e komunës që është përkrahjen për dokumentacionin dhe infrastrukturën e nevojshme. Falënderimi më i madh shkon për klientët e ‘Petrol Company’ që për faktin se janë klientë të Petrol Company na kanë mundësuar që të shërbejmë dhe të ndërtojmë shtëpinë e pestë me radhë për zotëri Veseli. Prandaj  iu jemi mirënjohës dhe po besoj që edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me aktivitete të tjera…Një falënderim shkon edhe për kompanitë të cilat kanë kontribuar ‘Liti’ dhe ‘Dëfrimi’ të cilët i falënderojmë si dhe shumë kompani të tjera që kanë shfaqur vullnetin dhe po besojmë që në të ardhmen të bashkëpunojmë që kemi më shumë mundësi dhe të japim më shumë kontribut në ndërtimin e më tepër shtëpive”, u shpreh Jusaj.

I lumtur që në komunën që e udhëheqë ka një familje më pak që nuk ka kulm mbi kokë është kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.

Ndërtimin e shtëpisë për familjen Veseli e vlerësoi si veprimin më të mirë që mund ta bëjë ndokush.

“Është moment i rëndësishëm për neve në Klinë që sot fal kontributit dhe angazhimit të ‘Petrol Company’ dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar këtë gjest, mendoj se nuk ka gjest më të mirë si ky i sotmi që një familje po bëhet më shtëpi, faleminderit”, tha kryetari.

“Petrol Company” po vazhdon me kampanjën e saj humanitare ku do të ndërtojë edhe 3 shtëpi të tjera për t’i strehuar edhe tri familje në nevojë.

Përveç kësaj kampanje bamirëse , kompania e derivateve “Petrol Company” vazhdon me aktivitetet të tjera humanitare duke ju ndihmuar në forma të ndryshme familjeve në nevojë. Pak ditë më parë Petrol Company familjes Mustafa 16 anëtareshe iu dërgoi shportë dhe drunjtë si dhe gjëra te nevojshme për sezonin e dimrit.