75 Mall Live Search
18:25 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjykata i la në burg të arrestuarit për tërmetin, familjarëve u bien të fikët

Këtë të martë gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg  9 të arrestuarit e akuzuar si përgjegjës në shembjen e ndërtesave të rrëzuara më 26 nëntorin e tërmetit, i cili i mori jetën 51 personave.

Por teksa gjykata dha vendimin për lënien e tyre në burg, disa prej familjarëve kanë qenë kundër këtij verdikti, madje një gruaje i kanë rënë të fikët.

Pamjet e siguruara nga abcnews tregojnë momentin kur një gruaje I kanë rënë të fikët, ndërsa disa familjarë të tjerë nisin të vajtojnë.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit:

Arben Isaku, 42 vjeç, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, arrest me burg

Klajdi Lame, 32 vjeç, inspektor i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, arrest me burg

Albrend Qetka, 35 vjeç, specialist në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, arrest me burg

Kujtim Hasa, 53 vjeç, shefi i shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, arrest me burg

Ahmet Doda, 52 vjeç, drejtor i shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, arrest me burg

Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, ndërtues i “Hotel Mira Mare”, arrest me burg

Avdulla Osmani, 61 vjeç, ndërtues “Hotel Tropikal”, arrest me burg

Defrim Celami, 44 vjeç, specialist i ALUIZNI-t, arrest me burg

Nevjana Isufi, 45 vjeçe, pronare e një studio projektimi, arrest me burg