75 Mall Live Search
18:24 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zyrtari i VV-së: Kurti e as partia s’ka propozuar, preferuar e as kundërshtuar asnjë emër për president

Dy partitë që dolën të parat nga këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ani pse kanë shprehur disponim për ndërtimin e një koalicioni, edhe pas shumë takimeve nuk kanë arritur një marrëveshje.

Derisa dy subjektet politike janë dakorduar për program qeverisës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur për ndarjen e posteve, gjegjësisht atë të presidentit, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, Zyrtari për Informim nga Lëvizja Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, përmes një shkrimi të bërë në Facebook i ka quajtur dezinformata, se Kurti apo partia ka preferuar, mbështetur apo kundërshtuar ndonjë emër të caktuar për president.

“Mjaft me dezinformata! As Albin Kurti, dhe as Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e ka propozuar, preferuar, mbështetur apo kundërshtuar asnjë emër të caktuar për president. Ne nuk e kemi bërë fare këtë diskutim në strukturat tona, sepse tash duhet të krijojmë qeverinë e jo të gjejmë presidentin”, ka shkruar ai.

Tutje Vraniqi ka thënë se qëndrimi i tyre ashtu si dhe qëndrimi i figurave të LDK-së gjatë fushatës zgjedhore, është se presidenti duhet të diskutohet kur t’i vijë koha./Indeksonline