Babai akuzohet se vrau djalin e tij, doktorët e kishin të pamundur ta shpëtonin!
Një baba është akuzuar për vrasjen e djalit të tij të vogël.
Policia e gjeti foshnjen 10 muajshe në gjendje të rëndë, transmeton Indeksonline.

Me gjithë intervenimet e doktorëve, djali i vogël vdiq në spital ditën tjetër dhe një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se ai vdiq nga një dëmtim i rëndësishëm në tru.

Burri 24-vjeçar, i cili nuk mund të identifikohet për shkaqe ligjore, u dërgua në stacionin e policisë lokale rreth orës 11:00 të hënën.
Burri ka një fëmijë tjetër, një vajzë, me nënën e djalit të ndjerë, i cili gjithashtu nuk mund të identifikohet për shkaqe ligjore.

Ai u përball me Gjykatën Lokale Mount Druitt të martën por ishte shumë i shqetësuar për të lënë qelinë e tij dhe nuk bëri kërkesë për dorëzan.
Burri do të qëndrojë pas hekurave gjatë Krishtlindjeve dhe do të paraqitet në gjyq në muajin shkurt./Indeksonline/