Bajram Hasani me thënien e famshme të Izetbegoviqit, i çon “selam” Nismës
Ish-ministri i qeverisë “Haradinaj”, Bajram Hasani ka shpërndarë një thënie të famshme të Alija Izetbegoviqit lidhur me pushtetin.
Ky reagim i Hasanit vjen pas sulmit të poshtër nga Endrit Shala ndaj gazetarit të Indeksonlinet, Ensar Ramadani, në oborrin e QKUK-së.
“Nëse vini në pushtet ose ju ofrojnë ndonjë post, keni kujdes nga sjelljet tuaja. Mos u bëni mëndjemëdhenj, mos t’ju hyjë vetja në qejf. Mos merrni gjerat, të cilat nuk ju përkasin juve, ndihmoni të dobëtit dhe përmbahuni rregullave të moralit. Mos harroni se ç’do pushteti i vjen fundi.
Ç’do post ose pushtet është përkohësisht i yti, pra është kalimtar dhe herët a vonë të gjithë kanë për të dhënë llogari fillimisht para popullit te tyre e pastaj para Zotit të Gjithësisë”.
Alija Izetbegoviq