55 aksidente e 1.275 tiketa për shkelje ligji, gjatë 24-orëve
Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 55 aksidente. Por asnjë me fatalitet, shkruan Indeksonline.
Për shkak të parregullsive në komunikacion, dje policia ka shqiptuar një mijë e 175 gjoba
Në bazë të të dhënave gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 22 aksidente me të lënduar, e 33 me dëme materiale.
Policia, gjithashtu ka arretuar 21 persona gjatë ditës së djeshme. 12 persona janë dërguar në mbajtje, ndërkaq 3 në vuajtje dënimi./Indeksonline/
