75 Mall Live Search
09:32 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kosovarët e zgjedhin Angela Merkelin si të pëlqyerën e tyre dhe NATO-n

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se shumica e kosovarëve besojnë në integrimin evro-atlantik të Kosovës dhe në thellimin e miqësisë me SHBA-në, shkruan Indeksonline.

Në bazë të të dhënave nga raporti i KAS-it dhe PIPS-it, kosovarët e shohin këtë  si e vetmja mundësi për paqe e zhvillim të Kosovës dhe rajonit.

“Kosovarët, në shumicë dërmuese, besojnë në integrimin evro-atlantik të Kosovës dhe në thellimin e miqësisë me SHBA-në, si e vetmja mundësi për paqe e zhvillim të Kosovës dhe rajonit.

(të dhëna nga raporti i fundit i KAS-it dhe PIPS-it)”, ka thënë ai.

Sipas këtyre raporteve, Gjermania i prin listës  me 39% rreth pyetjes se kush duhet të jetë parneri kryesor ekonomik i Kosovës.

Ndërsa Angela Merkeli ka qenë liderja e pëlqyer e kosovarëve me 63 % të votave.

Kurse Donald Trumpi me 15 % e Rexhep Tayyip Erdogan me 10 %.

Kurse në këtë raport thuhet se komuniteti serb kanë zgjedhur presidentin rus Vladimir Putin si liderin e tyre të pëlqyer, shkruan Indeksonline.

Kurse, pyetjes se cila organizatë ndërkombëtare i ka ndihmuar Kosovës më së shumti nga viti 1999, kosovarët kanë zgjedhur NATO-n me 60 %, ndërsa BE-në e lënë mbrapa me 19%.

Rreth 50 % besojnë se Kosova është dëmtuar nga fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës./Indeksonline/