Milioneri australian kërkon fotograf personal për të udhëtuar me të nëpër botë, ofron pagë marramendëse
Një milioner australian po i ofron mundësi një personi me fat që të jetë fotograf personal i tij dhe ai do të paguhet 55.000 dollarë në vit.
Matthew Lepre, i cili është themeluesi i Ecom Warrior Academy-së, është në kërkim të një fotografi që të udhëtojë nëpër Evropë dhe Shtetet e Bashkuara me të, duke postuar po ashtu fotografi të 27-vjeçarit në mediat sociale, transmeton Indeskonline.

“Vitin e kaluar unë kam arritur të zhvilloja biznesin tim, ndërsa udhëtoja në Emiratet e Bashkuara Arabe, Indonezi, SHBA, Itali, Francë, Spanjë, Zvicër dhe Tajlandë dhe deri tani, jam mbështetur te shoqja ime më e mirë për të qenë atje për të më bërë fotografi” , tha Lepre për FEMAIL-in.

“Biznesi im tani është zgjeruar me shpejtësi dhe unë kam nevojë për shoqen time, Mitch, që të jem me të për të punuar në fusha të tjera, kështu që unë tani po i bëj thirrje të hapur botës, që dikush të jetë atje për të bërë punën e fotografit.”

Punonjësi duhet të ketë një pasaportë të vlefshme, të jetë në gjendje të udhëtojë vazhdimisht me të dhe të ketë talent për të shkrepur fotografi.
Të gjitha fluturimet dhe akomodimi jashtë vendit do të hiqen nga Lepre, por fotografi pritet të ketë veshjen profesionale./Indeksonline/