Labinot Tahiri feston ditëlindjen: Urime më qoftë 40-vjetori i lindjes
Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri sot po feston ditëlindjen.
Labi ka mbushur 40 vjeç dhe me këtë rast ka bërë një status në Facbook, shkruan Indeksonline
Këngëtari ka treguar se lindja e tij ishte një gëzim i madh për familjen, ndërsa thekson se këto 40 vjet kaluan shpejt.

Në fund Labi ka uruar veten për ditëlindjen.
“Mirëdita të gjithëve. Sipas kohës dhe datës kur nëna më tregonte disa herë për ditëlindjen time, ishte ora 10:00 e ditës së martë!
Dmth- data 18 dhjetor 1979 ishte gëzim i madh pêr familjen time, qe besa edhe gjyshi kishte shkrepur disa herë me (revole)në atë kohë. Baba Izet. Sot 40 vite, shkuan si era! Ta duam jetën se duhet ta dini që Zoti me zor nuk na ka sjellur në këtë jetë, dhe një ditë terrin do na e bënë dritë.
Të respektojmë e të jemi mirënjohës ndaj njeri tjetrit! Të dhurojmë vetëm dashuri e kurajo për të gjithë.Për herë mirënjohës dhe me plot dashuri për ju; Labi , Ferizaj Kosovë e Shqipërisë. Urime më qoftë 40-vjetori i lindjes haha. Me te mira u pafshim”, ka shkruar ai./Indeksonline/