Dua Lipa, performancë fantastike në finalen e “The voice”
Është mbajtur finalja e “The voice” në Los Angjelos, ku e ftuar speciale ishte ylli kosovar i muzikës, Dua Lipa.
Dua Lipa performoi hitin e ri “Don’t Start Now” teksa “pushtoi” skenën me këndimin dhe vallëzimin e rrethuar me valltarët e saj, shkruan Indeksonline.

24- vjeçarja përveç kësaj mahniti edhe me veshjen unike dhe tërë shkëlqim, ndërsa format e mrekullueshme të trupit morën po ashtu vëmendjen.
Dua e cila sot është një nga këngëtaret më të suksesshme në botë u duartrokit nga publiku i cili këndonte bashkë me të.
Ndryshe, pak ditë më parë, Dua promovoi këngën e re “Future nostalgia”, ndërsa albumin e ri pritet ta publikojë në fillim të vitit 2020./Indeksonline/