Shkaku i një borxhi, një person kanos pronarin e një kafeneje, në Gjilan
Nga data 12 – 17 të këtij muaji, sipas një njoftimi të bërë në policia, në Rajonin e Gjilanit, kanë ndodhur 47 incidente, ndërsa në pranga kanë përfunduar 29 persona.
“Policia e Kosovës, pas mesnatës së 17 dhjetorit 2019 është njoftuar për një rast fillimisht i lajmëruar si mosmarrëveshje. Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë i janë përgjigjur rastit, duke dalë në vende ngjarjeje. Nga hetimet e para mësohet se mosmarrëveshja verbale midis të dyshimtit M.K.SH. dhe pronarit të një lokali po ashtu M.K.SH. është shkaktuar rreth një borxhi të imët .
I dyshimti fillimisht e ka “kanosur” viktimën, është larguar nga lokali dhe pas një kohe të shkurtër është kthyer përsëri”, thuhet rreth rastit që ka ndodhur.
Bëhet e ditur se Policia e Kosovës ka arritur ta arrestonte të dyshimtin dhe gjatë kontrollimit i është gjetur një thikë.
“Po ashtu i është bërë alkootesti ku ka rezultuar 1.11 ‰ .
Pas procedurave ligjore me aktvendim mbi ndalim, i dyshuari është ndaluar 48 orë dhe dyshohet për rastin “Kanosje”. Rasti procedohet në PTH”.
Ndryshe, si pasojë e moskujdesit në trafikun rrugor, në këtë pjesë të vendit, kanë ndodhur 30 aksidente, 10 nga to kanë përfunduar me lëndime.
Ndërsa, për të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e komunikacionit, janë shqiptuar 837 tiketa trafiku./Indeksonline