75 Mall Live Search
12:38 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vendim: Qendrave tregtare e Gjakovës, s’u lejohet të punojnë për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri


Drejtoria e Punëve Inspektuese përmes ka dhënë një njoftim për të gjithë pronarët dhe personat përgjegjës të shoqërive tregtare të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike në territorin e Komunës së Gjakovës, se NUK u lejohet ushtrimi i veprimtarive për festën zyrtare të Republikës së Kosovës.

“Për nder të festave zyrtare të Krishtlindjes katolike dhe Vitit të Ri, ditë pushimi do të jetë më 25 dhjetor 2019 (e mërkure) dhe 1 e 2 janar 2020.

Përjashtim nga ky vendim bëjnë veprimtaritë ekonomike si: tregtia me pakicë e artikujve farmaceutik (barnatoret), tregtia me pakicë dhe prodhimi i akullores dhe ëmbëlsirave (ëmbëltoret), tregtia me pakicë dhe prodhimi i bukës (furrat e bukës), tregtia me pakicë e karburantit (pompat e benzinës), tregtia me pakicë në tregje (të autorizuara nga Komuna e Gjakovës), shërbimet funerale dhe veprimtaritë e lidhura me to, veprimtaritë ekonomike të akomodimit (hotelet, restorante, baret, kafenetë, diskotekat), aktivitetet e sigurisë private, si dhe veprimtaritë tjera për të cilat nuk është paraparë orari i punës me rregullore”, thuhet në njoftim, përcjellë Indeksonline.

Ndërkaq thuhet se shoqëritë tregtare me veprimtari ekonomike: tregti me pakicë e mishit të freskët (mishtoret), tregtia me shumicë e mishit të freskët (thertoret) dhe tregtia me pakicë e gazetave ditore mund të punojnë në ditët e festave zyrtare të Republikës së Kosovës vetëm nga ora 07:00-10:00.

“Drejtoria për Punë Inspektuese, kërkon që të respektohen dispozitat e Rregullores Nr.110/04-41197/2019 Për orarin e punës së veprimtarive ekonomike në Komunën e Gjakovës, në të kundërtën i paralajmëron të gjithë pronaret dhe personat përgjegjës së në raste se Inspektorët e Tregut konstatojnë se ushtrohet veprimtaria ekonomike me datat 25 dhjetor 2019 dhe 1 e 2 janar 2020, do gjobiten si dhe do t’u ndalohet përkohësisht ushtrimi i veprimtarive”./Indeksonline