75 Mall Live Search
14:03 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Almeda, dedikim të veçantë për ditëlindjen e bashkëshortit

Aktori turk i njohur edhe në vendin tonë, Tolgahan Sayisman ka mbushur 38 vjeç.

Në këtë ditë të veçantë për të nuk ka munguar as urimi special i bashkëshortes së tij, modeles shqiptare, Almeda Abazi.

Almeda bashkë me familjen kanë vizituar aktorin në sheshin e xhirimeve të serialit të ri.

“E lumtur që të kam, gëzuar ditëlindjen shpirti im, të dua shumë”, ka shkruar në urimin e saj Almeda.

Ndërkohë, kujtojmë se Almeda dhe Tolgahani janë prindër të një djali./Indeksonline/